MENU
klinika

Presidenti Vuçiç nga Athina: Na pret një vjeshtë e nxehtë!

“Nuk pres ndryshim të qëndrimit të Greqisë në lidhje me njohjen e Kosovës”

22.08.2023 - 11:56

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka treguar detaje nga takimi kokë më kokë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky në Athinë, ku udhëtuan pas ftesës së kryeministrit grek Mitsotakis për të marrë pjesë në një darkë informale për 20 vjetorin e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Vuçiç u shpreh se me presidentin Zelensky kanë folur për situatën në Kosovë dhe Ukrainë.

“Kam pasur një bisedë të hapur me Zelensky, i cili më pyeti se çfarë mendojnë njerëzit në Serbi dhe i kujtova atë çfarë ndodhi në vitin 1999. I theksova se Serbia e respekton integritetin territorial dhe se kështu mbetet, sikur ne do të vazhdojmë ta respektojmë atë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se i shprehu homologut të tij mbështetjen për Ukrainën në rrugën e saj evropiane.

“Ne folëm për ngjarjet në Ukrainë dhe Kosovë e Metohi dhe unë edhe një herë theksova se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, të cilën e kemi thënë qartë dhe pa mëdyshje që nga fillimi i konfliktit”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Presidenti serb theksoi se nuk mendon se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e Greqisë dhe Ukrainës për njohjen e Kosovës.

“Kur them se mendoj, është shumë më tepër se çfarë dua të them”, u shpreh ai, duke shtuar se “Greqia, me të cilën na lidh miqësia shekullore, ka qenë e korrekte dhe se askund në takim nuk është shkruar Serbia dhe Kosova, por Beogradi dhe Prishtina.”

Vuçiç shtoi se nuk ka asgjë në kundërshtim me interesat e Beogradit në deklaratën për të cilën është rënë dakord në darkën joformale në Athinë nga liderët e BE-së, presidenti i Ukrainës dhe nëntë vendeve të Ballkanit.

Ai theksoi se “në Athinë ne mbrojtëm interesat tona aq sa mundëm dhe se kjo është detyra jonë – të ruajmë dhe mbrojmë interesat tona”.

Ndërsa sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, u shpreh: “Është e qartë që nuk jemi dakord me aplikimin e tyre. Ne presim një vjeshtë të nxehtë, do të ketë shumë probleme.”