MENU
klinika

“Në Paris e vështirë”, tani jam i lumtur”

Pas Botërorit, Messi në kërkim të trofeut të radhës

18.08.2023 - 14:38

Lionel Messi po përshtatet me Inter Miami në të njëjtën kohë që klubi po korr rezultate pozitive. Mbërritja e argjentinasit ka qenë aq mbresëlënëse saqë klubi në pronësi të David Beckham tashmë ka shkuar në një finale për herë të parë në historinë e tij të shkurtër.

Kjo është arsyeja pse argjentinasit i është dashur të dalë para mediave për të folur në prag të finales së madhe të “Leagues Cup”, që Inter Miami do ta luajë kundër Nashville. Përballë gazetarëve, Messi ka falënderuar pritjen që Miami i ka bërë në këtë muaj e gjysmë dhe ka shfrytëzuar rastin për t’i dërguar një ‘mesazh’ PSG-së.

“Nga Barcelona në Paris ishte e vështirë, por nga Parisi në Miami ishte ndryshe. Jam shumë i lumtur për vendimin që morëm jo vetëm në planin sportiv. Po kënaqemi me përvojën, qytetin dhe pritjen nga jerëzit jo vetëm në Miami, por në SHBA në përgjithësi” – u shpreh fillimisht Messi.

Në lidhje për Botërorin që ka fituar dhe për fitimin e mundshëm të “Topit të Artë” të tetë, Messi theksoi: “Mora trofeun më të rëndësishëm të karrierës sime. Më e rëndësishmja për mua ishin titujt e grupit, me ekipin.

 

 

Nuk po mendoj për ‘Topin e Artë’. Nëse vjen, aq më mirë. Nëse jo, asgjë nuk ndodh, unë i kam arritur qëllimet e mia që i kam vënë vetes gjatë karrierës dhe tani kam synime të tjera” – përfundoi Lionel Messi, i cili tashmë kërkon të fitojë finalen e radhës, për t’u bërë lojtari me më shumë trofe gjatë gjithë historisë së futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN