MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse më pulsojnë veshët?

15.08.2023 - 15:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse më pulsojnë veshët?

Mjeku: Nëse ju pulson njëri apo të dy veshët shkaqet me shumë gjasë janë të njëjtat dhe fshihen thellë në organizmin tuaj. Kjo gjendje vazhdon me ditë jave e muaj të tërë dhe kthehet në një stres të vazhdueshëm për këdo që e përjeton. Intensiteti më i madh i zhurmës ndihet kur shtriheni për të pushuar apo fjetur. Ky puls i vogël brenda kokës tuaj me siguri nuk ju lë të pushoni të qetë dhe ju streson vazhdimisht. Arsyet kryesore se përse kjo gjendje zhvillohet fillojnë që nga presioni i lartë i gjakut, problemet me venat, anemia apo arterioskleroza.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fëmijët e vegjël janë më të prekur

Cilat janë simptomat e një infeksioni në vesh?