MENU
klinika

Lufta në Ukrainë

Rusia do të mësojë nxënësit e shkollave të mesme të pilotojnë dronë ushtarakë

21.08.2023 - 19:38

Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dhe si t’i luftojnë dronët ushtarakë në vitin e ri shkollor, sipas planit mësimor të publikuar të hënën nga Ministria e Arsimit e Rusisë.

Kursi i dronëve, i cili do t’u ofrohet nxënësve të moshës 15 deri në 17 vjeç, vjen pasi territori rus është në shënjestër të sulmeve pothuajse të përditshme me dron ukrainas dhe pasi përdorimi i tyre bëhet thelbësor në konflikt, raportojnë mediat e huaja.

Sipas uebsajtit të Ministrisë së Arsimit të Rusisë, nxënësit do të “mësojnë mënyrat sesi mund të përdorën në luftë mjetet ajrore (UAVs)”. Ata do të kryejnë, po ashtu, “detyra praktike për pilotimin e dronëve”, si dhe “do të mësojnë algoritmin e luftimit të dronëve të armikut”.

“Futja e një lënde të tillë në shkolla do ta bëjë të mundur përgatitjen sistematike të qytetarëve tanë për konfrontim të mundshëm me armikun”, tha ligjvënësi Sergei Mironov në nëntor 2022, kur bëri fushatë për kthimin e lëndës për stërvitjen e nxënësve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN