MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë!

WhatsApp po vjen me një veçori të re

24.08.2023 - 13:32

WhatsApp së shpejti do t’i lejojë përdoruesit të krijojnë biseda të reja në grup pa pasur nevojë t’i emërtojnë ato, ka njoftuar CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg.

Grupeve pa emër do t’u jepet një emër i krijuar automatikisht bazuar në pjesëmarrësit e tyre, transmeton Telegrafi.

Sipas TechCrunch, grupet e pa emërtuara do të limitohen me gjashtë pjesëmarrës, në vend të atyre me mijëra që mund t’iu bashkohen normalisht një grupi në WhatsApp.

Veçoria e re në WhatsApp po lansohet globalisht për përdoruesit gjatë ditëve të ardhshme në iOS, Android, ueb dhe macOS.