Aurela Gaçe dhe partneri i saj Skerdi sot festojnë plot një dekadë martesë.
Në një ditë kaq të shënuar këngëtarja ka ndarë një video shumë të bukur nga dasma, ku ata shihen duke kënduar këngën “Shpirt i shpirtit tim”. Krahas postimit, Aurela shkruan:
10 vjet nga ky moment.
Dasma është diçka simbolike, një festë ku ti mbledh familjarë miq e shokë për të gëzuar së bashku pêr një dashuri.
Për të krijuar disa kujtime të pashlyeshme, si ky moment.
” TË KAM GJETUR TY
TI SE DI SA SHUMË KËRKOVA
UNË ME TY ,S’DO TË THOJA KURRË U LODHA
TI TANI, TI RRAHJE E ZEMRËS TIME
BASHKË ME TY,
LE TË THINJET JETA IME”
Deri sa të kem frymë, me ty !
(nuk i shpreh dot këtu ato çfarë mban zemra) por e falënderoj Zotin përdite që kryqëzoi rrugët tona. Më bëre të besoj në një ndjesi që se dija se ekzistonte!
Shpirt i shpirtit tim !