MENU
klinika

‘One in a million’

Bebe publikon bashkëpunimin e ri me David Guetta-n

27.09.2023 - 12:47

Këngëtarja Bebe Rexha e cila i ka dhënë jehonë Shqipërisë në mbarë botën me suksesin e saj, sapo ka publikuar një tjetër bashkëpunim me DJ e famshëm, David Guetta që mban titullin ‘One in a Milion’.

Videoja e re vjen vetëm pak ditë pasi ajo performoi live këngën në festivalin ‘Life is Beautiful’ në Las Vegas.

Bebe përfundoi turneun e saj “Best F**kin Night of My Life” gjatë verës, i cili ishte në mbështetje të albumit të saj “Bebe”, i cili bëri debutimin e tij në fund të prillit.

Këngëtarja e njohur dhe DJ, David Guetta kanë bashkëpunuar së bashku disa herë, duke përfshirë në vitin 2022 “I’m Good (Blue)”, i cili numëron qindra miliona klikime në Youtube.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Së shpejti MTV Video Music Awards 2019

Bebe Rexha prezantuese në eventin e rëndësishëm