MENU
klinika

Disa këshilla

Çfarë duhet të hani në vjeshtë për të mos ndjerë ndryshimin e stinës

26.09.2023 - 12:44

Të dimë se çfarë duhet të konsumojmë në vjeshtë, mund të ndihmojë të luftojmë të gjitha simptomat që mund të sjellë ndryshimi i stinës.

Melankolia, lodhja fizike dhe mendore, përgjumja ose e kundërta, vështirësia në përqendrim, ndryshimi i orëve të ditës dhe natës, ndryshimi i temperaturave etj etj., ndikojnë të gjitha në disponueshmërinë tonë.

Por është e sigurt se një pjesë e mirë e këtyre simptomave, zhduken për shkak të mënyrës së mirë të të ushqyerit.

Ndaj në këtë artikull do ju tregojmë se çfarë duhet të hani këtë sezon.

1. Kos me drithëra për të luftuar ndryshimet e humorit

Çfarë duhet të hani në vjeshtë për të mos

Ky është një kombinim perfekt për një mëngjes që siguron bakteret e dobishme në trup dhe fibra proteinike. Kosi me drithëra mbron zorrën, e cila luan një rol kyç në shëndetin e të gjithë organizmit dhe në prodhimin e hormoneve të humorit të mirë si serotonina.

2. Peshk për të rritur përqendrimin dhe për të kapërcyer përgjumjen

Çfarë duhet të hani në vjeshtë për të mos

Në tryezë, mos humbisni ushqimet e pasura me acide yndyrore esenciale të cilat lehtësojnë sekretimin e serotoninës dhe melatoninës. Burime të mira janë peshqit, veçanërisht peshqit blu (açuge, sardelet, skumbri, harenga). Idealja është ta shijoni me vaj ulliri ekstra të virgjër të pasur me yndyrna të mira që ju ndihmojnë të keni një gjumë të gjatë dhe cilësor.

3. Spinaq me limon për të kapërcyer lodhjen

Çfarë duhet të hani në vjeshtë për të mos

Spinaqi është një burim i mineraleve të dobishme për të luftuar ndjenjën e lodhjes së shpeshtë gjatë periudhave të ndryshimeve sezonale. Ato kanë një përmbajtje të lartë të hekurit, kaliumit, magnezit dhe kalciumit. Kombinimi me limon është ideal pasi vitamina C bën të mundur që të përthithet më mirë kalciumi dhe hekuri. Po ashtu ndihmon në largimin e ndjenjës së rraskapitjes tipike nga ndryshimi i stinës.

4. Oriz me pulë për të luftuar melankolinë

Çfarë duhet të hani në vjeshtë për të mos

A ju bëjnë ditët më të shkurtra të ndiheni më të demotivuar? Në këtë rast ekspertët ju këshillojnë të konsumoni ushqime me burim tirozine, si mishi i gjelit të detit, pa dhjamë dhe mishi i pulës, që duhet të konsumohen me ushqime që përmbajnë vitamin B, orizi dhe perimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjafton ta konsumoni tri herë në javë!

Për një sistem imunitar më të fortë, ju duhet ky ushqim