MENU
klinika

Çudit fansat me postimin

Çfarë i ndodhi këngëtarit? Ermal Fejzullahu anulon koncertet

23.09.2023 - 15:04

Pavarësisht se sezoni i verës ka përfunduar, Ermal Fejzullahu vijon të jetë aktiv me koncertet e tij si brenda edhe jashtë Shqipërisë.

Por ditën e sotme, këngëtari ka habitur fansat me një prej postimeve të bëra në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit ka lajmëruar anulimin e dy koncerteve të tij në Itali.

Përshendetje të gjithëve. Doja t’ju njoftoja se për arsye personale, nuk mund të jem pjesë e koncerteve në Itali, të cilat janë parashikuar të mbahen sot edhe nesër. Ju falenderoj për mirëkuptimin tuaj. Uroj të shihemi sa më shpejt”, shkruan artisti në profilin e tij.

Këngëtari nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se cila është arsyeja e anulimit të koncerteve por në një postim tjetër të bërë nga Ermali, ai ka publikuar një video të shtëpisë së tij, ku shkruan: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”.

Kujtojmë që në fillim të këtij muaji, Ermali ka shqetësuar fansat e tij, teksa ka publikuar një fotografi në “Instastory”, duke marrë serum në ambjentet e shtëpisë së tij. Në atë kohë, Ermali nuk zbuloi më shumë lidhur me arsyen që në krahë mbante një vigon.

Sa i përket karrierës së tij, Ermali ka ardhur me disa projekte muzikore, kryesisht bashkëpunime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari tregon...

Ermal Fejzullahu sërish baba?