MENU
klinika

Si ta realizoni

“Honey lips”: Tendenca që i ka rrëmbyer zemrën TikTok-ut

09.09.2023 - 13:42

Mjalti mund të jetë i mirë për shuuumëë gjëra, duke nisur që nga ëmbëlsia që i shton filxhanit të çajit, lehtësimi i një fyti të irrituar, apo edhe super shije për ëmbëlsirat, por rishtazi, është edhe tendenca më e re në TikTok.

Duket fiks ashtu siç e mendon: Një shtresë rrëzëllitëse mbi buzë që duket sikur ke puthur nektarin dhe po, duket yll.

Si ta realizosh trendin e preferuar në TikTok?

Ka disa mënyra:

Me shkëlqyes buzësh

Vijëzo buzët, shto një shkëlqyes me shumë xixa dhe je gati.

Me eyeshadow

Lyej buzët, vendos eyeshadow ngjyrë ari dhe shkëlqyes sipër.

Me highlighter

E njëjta procedurë, thjesht në vend të eyeshadow, vendos highlighter.