MENU
klinika

"Në këtë moment..."

“Keni ambicie për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike?”/ Ja si përgjigjet Bardhi

12.09.2023 - 10:04

Gazment Bardhi ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, për të folur për krizën e vazhdueshme dhe të pambarimtë të opozitës dhe përpjekjet për bashkimin e grupit parlamentar.

Bardhi u pyet nga gazetari Andi Tela, nëse ka ambicie për të qenë ai kryetari i Partisë Demokratike.

Ai nuk e mohoi një gjë të tillë, por tha se nuk e ka këtë ambicie në këtë moment, por ndoshta në të ardhmen!

“Patjetër çdo njeri ka ambicie që kur angazhohet në një forcë politike, të arrijë majën. Në këtë moment jo, nuk e kam menduar. Patjetër nuk jam njeri pa ambicie”, deklaroi Bardhi.