Klonimi i zërit nga Inteligjenca Artificiale është rreziku më i fundit. Kështu teknologjite e reja, ndër të cilat IA dhe Machine Learning, mund të përdoren nga kriminelët informatike për të kryer mashtrime apo shantazhe.
Dhe potencialiteti teknologjisë më të avancuar mund të përdoret dhe është evidentuar tashmë për klonimin e zërit, për ta përdorur për të ashtuquajturin rrëmbim virtual. Një rast është verifikuar në Arizona, ku një anonim kishte telefonuar një nënë duke i thënë se kishte rrëmbyer të bijën, dhe për këtë kërkonte një shumë monetare. Kishte replikuar zerin e fëmijës, qarjet e saj, pikërisht me anë të IA. Por në këtë rast paratë nuk u paguan pasi nëna arriti të vërtetonte që e bija ishte mirë dhe nuk ishte rrëmbyer.
Sipas ekspertëve, kriminelet informatike, mbledhin informacione në rrjetet sociale mbi viktimat dhe njerëzit e tyre të dashur, përfshirë foto e video. Më pas arrijnë të replikojnë zërin e personave në mënyre perfekte, nëpërmjet procesit të ashtuquajtur “Klonim Zanor”.