MENU
klinika

Seanca ndaj ish-anëtarit të UÇK-së

Mbështetësit e Dritan Goxhajt habisin me veprimin para Gjykatës

19.09.2023 - 12:28

Teksa sot do të mbahet gjyqi për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, mbështetës të tij janë mbledhur para Gjykatës së Tiranës.

Mësohet se seanca është parashikuar që të nisë në orën 12:30, ku do të miratohet kërkesa për ekstradimin e tij apo jo.

Ata njëzëri kanë protestuar, ndërsa kërkojnë lirimin e Goxhajt. Arrestimi i Goxhajt u bë për llogari të Gjykatës Speciale. Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN