MENU
klinika

Furnizimi i Ukrainës me bomba me uranium

“Përgatituni për luftë”, Finlanda ngre alarmin

07.09.2023 - 19:44

Dorëzimi i predhave të uraniumit të varfëruar nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë ka shkaktuar një përgjigje jo vetëm nga Rusia, por edhe nga vende të tjera si Finlanda. Kryeministri i saj, Sauli Niinisto, paralajmëroi për pasojat që do të kishte përdorimi i kësaj arme në konfliktin e luftës në Ukrainë.

“Është e lehtë të thuhet se frika është e pabazë, por politikëbërësit duhet të përgatiten për rrezikun e përshkallëzimit”, tha ai në deklaratat e raportuara nga gazeta finlandeze “Ilta-Sanomat” dhe gjithashtu nga “Europa Press”.

Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta “marrë seriozisht” përdorimin e kësaj arme apo të tjera si bombat thërrmuese. “Nëse përdoren armë bërthamore, do të jetë fundi i botës,” theksoi ai.

Nga ana tjetër, Niinisto u shpreh se ende është larg përfundimi i luftës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, si dhe dëbimi i rusëve nga territori ukrainas: “Nuk është afër, duke pasur parasysh se Rusia po mbrohet fuqishëm. Do të jetë e vështirë të detyrosh rusët të largohen nga Ukraina”.

Në fakt, në Helsinki nuk janë të vetmit që kanë shprehur shqetësim për dërgimin e uraniumit të varfëruar. Në mars, Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimin e tyre për vendimin e Mbretërisë së

Bashkuar për të dorëzuar armë me këtë material në Ukrainë, pas disa studimeve që vunë në dukje “ndikimin negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve” në zonat e prekura. Koalicioni Ndërkombëtar për Ndalimin e Armëve të Uraniumit argumentoi se thithja e pluhurit të uraniumit mund të shkaktojë zhvillimin e sëmundjeve të tilla si kanceri.

Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara mohojnë rrezikun e saj. Sidoqoftë, si Mbretëria e Bashkuar, ashtu edhe SHBA, mohojnë se uraniumi i varfëruar përbën ndonjë rrezik për popullsinë civile.

Lidhur me armët e ofruara nga Finlanda, Niinisto shpjegoi se këto i janë dhënë Kievit me qëllim që të mbrohet nga sulmet e kryera nga trupat ruse dhe jo për të sulmuar.

“Me sa di unë, ato përdoren për këto qëllime,” sqaroi ai.