MENU
klinika

Përsëritja e zgjedhjeve në Kukës

Video-skandali i Safet Gjicit, sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit

20.09.2023 - 11:32

Përsëritja e zgjedhje për kryebashkiakun e Kukësit do t’i kushtojë buxhetit të shtetit mbi 25 mln lekë.

Kreu i KQZ-së u shpreh se nuk kanë kërkuara para shtesë në buxhetin e KQZ-së, pasi sipas tij “ka kursime që mundësojnë zhvillimin e procesit gjyqësor pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit”.

“Këto zgjedhje do i kushtojnë buxhetit të shtetit 25 457 496 lekë, nuk janë paratë e kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë të nevojshëm se s’duhej buxhet shtesë pasi nga zgjedhjet e 14 majit rezulton që ka kursime që mundësojnë zhvillimin e procesit gjyqësor pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit”, tha Celibashi.

Procesi i votimit të zgjedhjeve të pjesshme në Kukës do të mbahet në 74 qendra votimi, ku një prej tyre është në institucionin e paraburgimit në Bashkinë Kukës.

Ilirjan Celibashi: “Janë 74 qendra votimi në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit. Nga 74 një qendër votimi është në institucionin e paraburgimit të qarkut Kukës, që gjendet në Bashkinë Kukës.

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor ka ndryshuar edhe përbërja e të qendrave të votimit.

Në 37 qendra votimi, 4 anëtarë të Komisionit i përkasin PS, 2 anëtarë PD dhe 1 PL.

Në 37 të tjera, konfigurimi është me 3 anëtarë të propozuar nga PS, 3 nga PD dhe 1 të propozuar nga PL. Janë vetëm 9 qendra votimi të plotësuar më të 7 anëtarët, pjea tjetër është me 6 anëtarë.

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor jemi në pritje të vendimeve të PD për komisionerët shtesë që ka të drejtë të propozojë për komisonet e qendrave të votimit. Ka sjellë 20 propozime në total.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush do të jetë kryebashkiaku i përkohshëm

Këshilli Bashkiak mban mbledhjen e parë pa Safet Gjicin

"Safeti apo vajza s’kanë patur interes për ta nxjerrë…!"

Kush e publikoi video-skandalin seksual? Hoxha zbulon detaje të reja