MENU
klinika

Sipas psikologëve...

10 gjërat që nuk duhet t’ja thoni dikujt që ka humbur shumë peshë

14.10.2023 - 08:18

Kur dikush humbet peshë, mund të jetë e lehtë të bësh një koment ose një kompliment pa e menduar shumë. Por ajo që ju duket e padëmshme mund të prekë një pikë të dobët te marrësi.

Fjalitë që duhet të shmangni sipas psikologëve 🙂

1. “Tani dukesh shumë më e shëndetshme”.

Shëndeti nuk ka një pamje të caktuar dhe të supozosh se dikush ishte i sëmurë më parë nuk është qasja pozitive që ne mendojmë se është. Në vend të kësaj, komentoni diçka në linjën e ‘Ti dukesh kaq e bukur’.

2. “Uau, çfarë rikthimi! I ke hequr gjithë kilet e bebit.”

Ne nuk duam që nënat e reja të ndiejnë se trupat e tyre janë në fokus, kur ato mund të kalojnë probleme të shëndetit mendor ose të jenë duke luftuar për t’u përshtatur me jetën e tyre të re.

3. “Cili është sekreti???”

Njerëzit duhet ta mendojnë dy herë përpara se ta bëjnë këtë pyetje. Mund të detyrojë dikë të zbulojë diçka që nuk është gati ta zbulojë.

4. “Duhet të jesh vërtet i/e lumtur që ke humbur peshë”.

Vetëm sepse dikush ka më pak kile nuk do të thotë se është i/e lumtur. Lumturia nuk varet nga pamja e jashtme apo madhësia e trupit tonë.

5. “A ke përdorur Ozempic?”

Shumë personazhe të famshëm po ‘ngacmohen’ për marrjen e këtyre ilaçeve, kështu që ndoshta kjo mund të thuhet për humor, por është e gabuar…

6. “Mos u dobëso më shumë!”

Askush nuk është në pozicion për t’i treguar dikujt tjetër se çfarë të bëjë me trupin e tij.

7. “Do të doja të kisha disiplinën tënde.”

Disiplina mund të nënkuptojë gjithashtu kufizim apo t’i sjellësh dikujt në mendje diçka që mund ta ketë kaluar me vështirësi.

8. “Do mund ta mbash këtë peshë gjithnjë?”

Kjo thjesht krijon një ndjesi pasigurie..

9. “Trupi i bukur pas ndarjesss?!”

Nëse humbja e peshës së dikujt është rezultat i një ndarjeje traumatike, përqendrohuni në atë se si ndihet person. Të etiketosh trupin e tyre si revenge bod në thelb nënkupton që personi nuk ia vlente në radhë të parë.

10. “A je e sigurt që po ha mjaftueshëm?”

Ju mund të shqetësoheni për dikë që keni pranë kur shfaq shenja dobësie në shëndet, por kjo pyetje mund të krijojë më tepër bezdisje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN