MENU
klinika

CHAMPIONS LEAGUE

KUPA EUROPIANE E KLUBEVE 2023

02.10.2023 - 22:55

Sot, ne diten e dyte, ashtu sic e theksuam edhe dje, lufta sportive dominonte pothuajse ne te gjitha fushat e lojes! Nga grupi i femrave ne te cilen jane 24 ekipe, vetem 4 ekipe kane pike te plota dhe ne kete katershe, eshte edhe nje ekip shqiptar I Durresit, “Teuta”, ku 2 polaket GM S. Monika dhe IM C. Karina i dhane fitoren ekipit durrsak! Ne kete grup kryesues, bie ne sy super ekipi ” Monte Carlo” , ku ne perberje ka motrat e famshme ukrainase Muzuychuk, IM S. Khademalsharieh, GM P. Cramling dhe GM E. Paehtz, ekipi hungarez ” Garuda Ajka BSK” ne perberje 2 GM dhe 2 IM, dhe ekipi ” Ukraine ” ne perberje me ish- kampionen e botes Ushenina, 1 GM dhe 2 IM!

Le te kthehemi te meshkujt! Ne kete grup kryesojne 18 ekipe, natyrisht shifer e larte pasi numri total eshte 86. Ulja ne skakieren e shahut te nr.1 te botes Magnus Carlsen u prit me interes te vecante nga te pranishmit! Loja e karakterizuar nga nje thjeshtesi dhe saktesi e larte, u pa nga fillimi deri ne fund kundrejt anglezit GM R. Haria! Ekipi I Carlsenit, ku bejne pjese 7 GM dhe 1 IM, ne renditje fillestare renditet 4. Nga ekipet e tjera mund te permendim ekipin rumun ” Superchess”, ekipin cek ” Novi Bor”, ekipin francez ” Asnieres- Le Grand Eqipue” dhe ekipe te tjera kane formacione mjaft te frikshme!

Nga ekipet shqiptare fitoi vetem ” Teuta” 4- 2 me ekipin Italian ” Lazio Scachi” , ku ne fitore kontribuan IM Franc Ashiku, FM Shkelqim Cela dhe Mateo Boci. Nen mundesite e tyre po paraqiten ” Butrinti” I Sarandes dhe ” Partizani” I Tiranes, qe deri me tani kane luajtur me ekipe te forta!

Ne mbyllje, mund te themi se ky kampionat ka ngjallur interes te jashtezakonshem dhe kjo duket nga fakti qe ndeshjet ndiqen direkt ne cdo cep te botes, nga me shume se 10 milion ndjekes! Turi 3 rezervon ndeshje shume interesante, ku spikat me shume matchi ekipi ” Superchess” kunder ekipit azeibarxhanas “Vugar Gashimov”.

 

Kristaq Andoni

achf.org.al/Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampioni i botës shton trofetë

Magnus Carlsen mbetet “mbreti” i shahut

Champions shahu, rekord regjistrimesh

Magnus Carlsen vjen në SHQIPËRI!