MENU
klinika

Në fushë Napoli, Real dhe Manchester United

Champions/ Sonte Inter-Salzburg, Iznaghi ul në stol Thuram dhe Barrela!

24.10.2023 - 14:58

Inter ka mundësinë të hedhë sonte një hap të rëndësishëm për kalimin e grupit të Champions League, pasi në San Siro pret austriakët e Salzburg. Nënkampionët e Europës janë favorit për ta fituar këtë përballje, por nga ana tjetër austriakët do tentojnë të bëjnë të njëjtën surprizë siç i bënë Benfica-s. Trajneri i zikaltërve Inzaghi pret një ndeshje shumë të ekuilibruar, ndërsa ka edhe disa dyshime për formacionin ku sipas mediave italiane nga minuta e parë do ta nisë Sanchez në vendin e Thuram dhe Fratessi në vendin e Barrela-s.

Po për grupin D, Real Sociedad që mban vendin e parë bashkë me Interin, luan në transfertë me Benfica-n që ka 0 pikë.

Në grupin A, Galatasaray pas surprizës që i bëri Manchester United pret në shtëpi Bayern Munchen në orën 18:45. Në Angli United ka detyrim fitoren kundër Copenhagen, pasi e sheh veten në vendin e fundit me 0 pikë. Ekipi i Ten Hag është mposhtur nga Bayern fillimisht dhe më pas turqit.

Në Portugali, në orën 21:00 Reali ka mundësinë për thelluar diferencat në krye të grupit teksa ndeshet me Braga-n, ndërsa në të njtën orë në Gjermani, por për këtë grup, Union Berlin pret Napolin, me italianët që duan të rikthehen te fitoret pas disfatës me ‘galaktikët’ e Ancelotti-t.

Në grupin B Arsenal pas disfatës befasuese me Lens kërkon të rikuperojë kundër Sevillia-s në Londër, ndërsa sfida tjetër e këtij grupi do jetë mes francezëve të Lens dhe PSV-së.