MENU
klinika

U arrestua mbrëmë

‘Fluturoi’ me makinë te diga e Liqenit në Tiranë, zbardhet dëshmia e Emiljano Ninës

13.10.2023 - 12:52

Shoferi i aksidentit të frikshëm te diga e Liqenit në muajin gusht Emiljano Nina është vënë në pranga.

Para hetuesve ai ka dëshmuar se nuk mundi të kontrollojë dot makinën që përfundoi në shëtitore, pasi kishte pirë tullumbace me oksid azoti.

Emiljano Nina ishte në kërkim edhe për dhunimin e të dashurës, ku gjykata e kishte dënuar në mungesë me 8 muaj burg.

Automjeti luksoz BMV është në pronësi të 26-vjeçarit Eldi Allushi i cili ishte personi i parë që u shpall në kërkim nga policia, derisa nga dëshmia e tij u zbulua se nuk ishte fare në makinë dhe se shofer pikërish Emiljano Nina.

Pas përplasjes, Nina shkoi në banesën e tij tregoi Eldi Allushi dhe fjeti gjumë, pa i treguar mbi aksidentin e frikshëm dhe që ishte larguar duke marrë me vete edhe targat e automjetit.

Emiljano Nina u arrestua mbrëmë nga shërbimet e Komisariatit Rrugor të Tiranës dhe Komisariatit nr. 4.