MENU
klinika

Flet eksperti nga SHBA!

Kur do t’i kalojë Inteligjenca Artificale nivelet njerëzore?

11.10.2023 - 08:54

Të shumta janë teoritë mbi jetën e përtejme. Ekspertë në SHBA të cilët merren me studimin e jetës së njeriut, thonë se shkenca do të përparojë aq shumë sa njerëzit do të sigurojnë përjetësinë, jo më larg se brenda dekadës së ardhshme. Ray Kurzweil, futurist, thotë se ka parashikuar gjëra të jashtëzakonshme për vitet që vijnë. Një deklaratë e mëparshme e tij për avancimin e kompjuterëve në fakt rezultoi e vërtetë. Ai ka thënë gjithashtu para shumë vitesh se telefonat celularë do jenë e ardhmja e botës.

Kurzweil ka bërë edhe disa parashikime kur bëhet fjalë për inteligjencën. Ai mendon se AI do të jetë në gjendje të mposhtë ‘Testin Turing’, i cili tregon nëse makinat mund të shfaqin sjellje inteligjente ‘si njeriu’, përpara vitit 2030. Megjithatë, parashikimi i tij i fundit përqendrohet rreth idesë së pavdekshmërisë.

2029 është viti kur Inteligjenca Artificale do të kalojë nivelet njerëzore. Në 2045-ën, AI e sotme do të jetë një miliard herë më efektive.

Kurzweil beson se nanobotët do të jenë në gjendje t’i kontrollojnë trupin e njeriut dhe të ngarkojnë tek ai, mendime e kujtime të reja. Ndërkaq, edhe shefi ekzekutiv i SoftBank, Masayoshi Son, beson se inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI) e cila tejkalon inteligjencën njerëzore pothuajse në të gjitha fushat, do të realizohet brenda 10 viteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”

Eksperti amerikan: SHBA e ka humbur garën

“Kina do të dominojë inteligjencën artificiale”