Ish-prokurorja Elizabeta Imeraj për herë të parë ka treguar një nga arsyet se pse nuk janë hetuar dy çështje të mëdha që prej vitesh zvarriten gjykatave.
E ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ajo theksoi se për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme ndaj prokurorëve, nuk u hetua në kohën kur duhej “21 janari” dhe as “Gërdeci”
“Kemi mesazhe politike nga më të ndryshme.
Ka ndodhur që për shkak të këtyre gjërave dhe nuk kemi ngritur zërin aty ku duhet, nuk është hetuar akoma 21 janari dhe nuk është hetuar as Gërdeci.
Në kohën kur duhej të hetohej, prokuroria u sulmua e u kanos.
Kemi sot zyrtarë ose ish-zyrtarë që kanë shpëtuar hetimet me procedurë sepse prokurorë të caktuar janë kërcënuar dhe intimiduar”, -tha ajo në Euronews Albania.