MENU
klinika

Përditësimi i fundit

Reddit do të detyrojë përdoruesit të shohin reklama

02.10.2023 - 11:55

Reddit njoftoi disa ndryshime në preferencat e përdoruesve ku më i dukshëm është fakti se përdoruesit nuk mund të vendosin më nëse duan të shohin reklama të personalizuara bazuar në aktivitetin e tyre ose jo.

Platforma njoftoi përdoruesit përmes një mesazhi privat rreth përditësimi që pritet të hyjë në fuqi në ditët në vijim. Edhe pse po humbasin kontrollin mbi reklamat e personalizuara, ata ende do të mund të kufizojnë nga shfaqja disa lloje reklamash.

Ato janë reklama me përmbajtje të ndjeshme si alkooli, kumari, shtatzënia, prindërimi apo humbja e peshës.

Krahas ndryshimit të preferencave rreth reklamave, Reddit ka përditësuar konfigurimin e vendndodhjes duke shtuar disa përshkrime të privatësisë për të ofruar qartësi.

Reddit tha se shumica e përdoruesve nuk do të shohin ndonjë ndryshim në reklamat që u shfaqen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skandalet me publikimin e të dhënave dhe jo vetëm…

Dështimet më të madha teknologjike të vitit 2021