MENU
klinika

Ja shenjat e hershme

Si ta kuptoni që po vuani nga çrregullimi sezonal

28.10.2023 - 08:15

Një nga simptomat më të hershme të SAD (Symptom of Seasonal Affective) ose çrregullimi sezonal, që zakonisht neglizhohet nga njerëzit, është: lodhja.

“Arsyeja pse nuk i kushtohet shumë rëndësi kësaj shenje është se njerëzit e konsiderojnë si të zakonshme, por në fakt në mënyrë tinëzare kjo simptomë përparon pa e vënë re. Përveç kësaj, lodhja lidhet edhe më shkaqe të tjera si puna, infeksionet virale apo stresi i tepërt,” thotë Norman Rosenthal, një mjek psikiatër.

Mungesa e dëshirës apo energjisë për të bërë gjërat që ju dikur i bënit me qejf mund të jetë një tjetër shenjë të cilës shpesh nuk i kushtohet rëndësi.

“Njerëzit fillojnë të refuzojnë mundësinë për të kaluar kohë me miqtë, familjen apo thjesht kanë frikë të përfshihen në aktivitete të reja. Kjo është një tjetër shenjë,” thekson psikologia Michelle DiBlasi.

Me uljen e temperaturave dhe të ftohtin, moti shpesh shihet si faktor që i mban njerëzit larg ngjarjeve të ndryshme, takimeve apo daljeve deri në orët e vona të mbrëmjes etj. Por, mjekët thonë se ju duhet të reflektoni mbi këtë gjendje dhe gjeni arsye për të dalë nga shtëpia dhe për të mos rënë në një gjendje çrregullimi depresiv siç është kjo që lidhjet me stinët.

Ja dhe disa shenja të tjera të SAD sipas ekspertëve:

-Ndiheni gjithnjë të dëshpëruar, në ankth ose nervoz

-Ndiheni më të lodhur ose flini më shumë se normalisht

-Ndryshime në oreks (ngrënia shumë pak ose shumë)

-Dëshirë për ëmbëlsira

-Shtim në peshë

-Izolim nga të tjerët

Këshilla për të ulur shanset e prekjes nga dementia

Plakja e trurit, 5 mënyra si të parandaloni rrezikun!

Ul kolesterolin dhe mbron shëndetin e zemrës

Cili është fruti që duhet të hani më shpesh

Ekspertët tregojnë rreziqet që i kanosen shëndetit

Pse nuk duhet ta merrni celularin me vete në tualet?