MENU
klinika

"Masat të merren edhe për Serbinë"

Sulmi në Manastirin e Banjskës, Rama apel ndërkombëtarëve

02.10.2023 - 17:41

Kryeministri Edi Rama është ndalur përsëri për të komentuar çështjen e konfliktit Kosovë-Serbi.

Ai i ka qëndruar të njëjtës linjë me qëndrimet e tij, mirëpo këtë herë theksoi se faktori ndërkombëtar duhet të marrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Kreu i shtetit tha se është e papranueshme që në mes të Evropës të ndodhë një akt i tillë, si në Manastirin e Banjskës.

“Samiti i Berlinit do të ketë një temë diskutimi edhe për Ballkanin, duke nisur edhe nga situata e vështirë në veri të Kosovës. Por i takon BE dhe NATO që të dënojë atë aktin, të ndalohet dhe të shmanget përsëritja apo larg qoftë të jetë më keq se kaq.

Na duhet një qëndrim i unifikuar lidhur me atë që ndodhi kjo vetëm në fjalë por me fakte. Evropa e bashkuar, kryeministri i Kroacisë është një ndër njohësit më të thellë të labirinteve të kështjellës së Harry Poterit evropian. Këtu bëhet fjalë për masa simetrike minimumi që duhet të merren jo vetëm nga Kosova, por minimumi edhe në Serbi.

Masat të merren edhe për Serbinë. Ka programe ka marrëdhënie për ti thënë stop dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të Europës dhe një rajoni një grup kriminal i armatosur gjer në dhëmbë ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetë një polici e ti gëzohet nderit më të lartë zisë kombëtare. Ky është kulmi e papranueshme”- tha Rama.

Edhe kryeministëri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës nga terroristët serbë më 25 Shtator dhe e ka konsideruar si një incident mjaft të rëndë. Sipas tij, BE dhe faktori ndërkombëtar duhet të përkrahin institucionet e Kosovës.