MENU
klinika

Në fushë Arsenali dhe Newcastle

Surpriza në Premier League, Brentford mposht Chelsean në ‘Stamford Bridge’!

28.10.2023 - 15:45

Premier League e futbollit në Angli është në javën e dhjetë. Këtë të shtunë gjithçka nisi në orën 13:30, me Chelsean që humbi në shtëpi 0-2 me Brentford. Në stol për miqtë qëndroi Strakosha, ndërsa Broja ishte mungesa e madhe e Chelseas. Këtë të shtunë në program janë katër sfida.

Në “Stamford Bridge” Chelsea humbi 0-2 me Brentford për javën e dhjetë të Premier League. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka ishte lënë për 45 minutat e dyta. Në të 58′ ishte Pinnock që zhbllokoi ndeshjen pas asistit të Mbuemo. Në fundin e lojës, duhej ky i fundit që të shënonte për 0-2 në të 90+6 minutë për golin e dytë të Brentford. Në stol për miqtë qëndroi portieri Thomas Strakosha, ndërsa te vendasit Armando Broja nuk është grumbulluar për javën e dytë, si pasojë e dëmtimit. Me 13 pikë, Brentford mban vendin e 10-të, duke lënë Chelsean në të 11 me 12 pikë. Chelsea duket në krizë kur kanë kaluar dhjetë javë nga sezoni i ri.

Premier League – java 10-të, e shtunë:

13:30 Chelsea 0-2 Brentford

16:00 Arsenal – Sheffield

16:00 Bournemouth – Burnley

18:30 Wolves – Newcastle