MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cila është sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë?

28.11.2023 - 13:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cila është sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë?

Mjeku: Sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë është kariesi, i cili është një infeksion që shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës. Kariesi dentar është një sëmundje komplekse që shkaktohet nga bakterie dhe mund të lidhet me faktorë të rëndësishëm si:

Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve.
− Larja e dhëmbëve dhe përdorimi i fillit dentar.
− Vullneti juaj për të mbajtur dhëmbët e shëndetshëm.

Bakteri kryesor përgjegjës për prishjen e dhëmbëve është Streptokoku Mutans.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në shumimin e këtij bakteri dhe që përcaktojnë prishjen e dhëmbëve janë:

1. Dieta juaj.
2. Sasia e fluorit në sipërfaqet e dhëmbëve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervistë/ Dr. Benarda Beqaraj

A dëmtohen dhëmbët tuaj nga fasetat?

Pasojat e përhershme të heqjes kirurgjikale

A duhen hequr dhëmbët e pjekurisë?