MENU
klinika

Dhuna dhe kaosi në Kuvend

“Duhet ta kishim nisur më parë”, Korreshi: Aksioni po e bashkon Partinë Demokratike

16.11.2023 - 21:16

Deputeti i PD, Saimir Korreshi deklaroi se aksioni i opozitës në Kuvend me bllokimin e seancave parlamentare e ka bashkuar më shumë Partinë Demokratike.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se PD në parlament nuk po kërkon ti jepen qoka por vetëm të drejtat që ja garanton Kushtetuta.

Njerëzit janë të lodhur nga një opozitë me dy a më shumë liderë por dua ta shikojnë këtë aksion opozitar. Ky aksion ka sjellë një lloj harmonie te demokratët që na shikojnë bashkë dhe thonë që kjo duhet të ishte që në fillim, dhe thonë që kjo gjë duhet bërë edhe brenda partisë. Sigurisht ata janë koshientë se kjo nuk mund të ndodhë brenda natës”, tha Korreshi.