MENU
klinika

Analisti amerikan

Dy problemet e mëdha të draftit të Asociacionit

14.11.2023 - 13:04

Specialisti në fushën për menaxhimin e konfliktit dhe një nga vëzhguesit e dinamikës politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer ka komentuar përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, i cili ka qarkulluar ditët e fundit në media nën pretendimet për autenticitetin e dokumentit të prezantuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Profesori amerikan ka hedhur vështrimin e tij mbi “të mirat” dhe “të këqijat” rreth draft-statutit “modern dhe evropian” të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke theksuar se ana pozitive është fakti se ky mekanizëm për serbët e Kosovës do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke përfshirë çdo ndryshim të statutit.

Profesori amerikan shprehet se një pjesë e draft-statutit ku flitet për qëllimin e këtij mekanizmi, ekziston mundësia e pranimit të kompetencave ekzekutive në fushat e përgjegjësisë komunale tashmë ekzistuese për serbët e Kosovës.

Gjithashtu, ai e ka parë shumë problematike edhe aspektin e mbështetjes financiare të Qeverisë së Serbisë për Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa kërkuar që ajo të rrjedhë përmes Qeverisë së Kosovës që kryen vetëm auditime të jashtme në pajtim me ligjin e Kosovës. Ai ka shtuar se një dispozitë parasheh “kompetenca ekzekutive” për këtë mekanizëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti: Kushtetuta e Kosovës nuk lejon që…

“Asociacioni mund të trajtohet në marrëveshjen finale me Serbinë”

Intervistë ekskluzive, Ambasadorja e Francës

“Asociacioni s’është një “Republika Srpska” e dytë”