MENU
klinika

Çfarë pretendoi 31-vjeçari

Gjykata e Fierit merr vendimin për Elmir Tufën

05.11.2023 - 13:07

Gjykata e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elmir Tufen, i akuzuar për vrasjen e Shkelzen Kastratit në 1 shkurt të vitit 2021.

31- vjecari është paraqitur në gjykatë mëngjesin e kësaj të diele nën masa të rrepta sigurie dhe është vendosur verifikimi i masës se sigurimit.

Pasi kanë dëgjuar palët si atë akuzuese dhe atë mbrojtëse trupi gjykues vendosi vijimin e mases se sigurise “ arrest me burg” për Elmir Tufen.

Gjatë seancës personi nën hetim dhe avokati i tij pretenduan se ditën e ngjarjes kanë qënë në gjykatën e Krujës në një gjykim zëvendësim mase sigurimi të një kushëriri të tij dhe pretendonin se kishin pamje filmike për këtë fakt, duke përsëritur edhe një herë mos përfshirjen në vrasjen e biznesmenit 42- vjecar.

Ndërkohë mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”

ARRESTIMI

Forcat operacionale speciale në zonën e Fushë Krujës, 31-vjeçarin Elmir Tufa, i cili ishte shpallur në kërkim prej më shumë se dy vitesh pasi gjykata e Fierit i ka caktuar masën “arrest me burg” për vrasjen me paramendim të biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në 1 shkurt të vitit 2021.

Mësohet se forcat operacionale kanë pasur informacion se i riu në kërkim po lëvizte në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë dhe kanë ndërhyrë për arrestimin e tij. Në pamjet e publikuara shihet momenti i arrestimit të Elmir Tufës nga forcat speciale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lokalizimi”. Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në Tiranë”- njofton policia.

Ndërkohë, i arrestuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është Albert Zaja, i cili u kap në prill të vitit 2021 teksa përpiqej të arratisej nga forcat RENEA në FushëKrujë. Ndërkohë, në kërkim për ngjarjen janë Elson Xheçuka e Roland Cara, të cilët dyshohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.

ATENTATI

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover’. Kastrati ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty.

Të gjitha hetimet janë përqendruar tek hakmarrja, për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait. Pse grupi hetimor ka dyshime për një hakmarrje? 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Eliminimi i tij ishte për hakmarrje pasi nga hetimet e kryera në atë kohë ka rezultuar se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash, por ai u dyshua dhe për një vrasje të ndodhur në vitin 2012.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 2021

Me kapuç në kokë, Elmir Tufa paraqitet në gjykata