MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Hemofilia, si mund ta mbajmë nën kontroll

16.11.2023 - 13:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Hemofilia, si mund ta mbajmë nën kontroll

Mjeku: Kjo është një sëmundje që trashëgohet nga nënat dhe është një sëmundje që të shoqëron gjatë githë jetës. Femrat janë bartëse të kësaj sëmundjeje ndërsa meshkujt janë ata që e vuajnë. Vetë personat hemofilikë lindin djem të shëndetshëm ndërsa vajzat kanë mundësi të jenë bartëse të kësaj sëmundje.

Hemofilia trajtohet me faktor antihemofilik, faktor 8 ose 9. Pra trajtohet me atë faktor që mungon. Trajtohet edhe me produkte të gjakut si plazma, në rastet kur nuk është e mundur trajtimi me faktorin që mungon.

Në rast se nuk i sigurohet të sëmurit faktori që atij i mungon, po, mund të vdesë. Një tjetër pasojë e kësaj sëmundje është se personat që nuk kurohen, invalidizohen. Shpesh kanë probleme në vendet që kanë artikulacione, te gjunjtë, bërrylat, kyçet etj. Në rast se bëjnë mjekim hemofilikët bëjnë një jetë fare normale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.