MENU
klinika

Ndryshimet e fundit

Instagram po vjen me ‘filtra’ të rinj për imazhet tuaja

17.11.2023 - 12:28

Platforma në pronësi të Meta-s, Instagram solli ndryshime të shumta ditëve të fundit, veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyra se si ne mund të ndajmë përmbajtjet tona me të tjerët.

Instagram tani në rangun e veçorive të reja ka shtuar 25 “filtra” për rregullimin e fotografive që postoni në platformë.


Nuk dihet nëse filtrat e rinj janë bërë të disponueshme për të gjithë përdoruesit e rrjetit social, megjithatë The Verge raporton se kjo veçori ishte pikasur në iOS.

“Nga modifikimet delikate të ngjyrave deri te opsionet për stile ekspresive, këto përditësime ju bëjnë të lehtë të provoni pamje të ndryshme për postimet tuaja”, thuhet në postimin e Meta-s.

Si gjithmonë, mund të rregulloni intensitetin e çdo filtri me një ‘slider’.