MENU
klinika

“Dita më e bukur e jetës time”

Arbana Osmani dedikim të veçantë për të birin

09.03.2022 - 11:56

Dita e sotme shënon një datë tepër të veçantë për moderatoren e njohur shqiptare, Arbana Osmani. Djali i saj i madh, Joni feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga e ëma e tij.

Arbana ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një dedikim shumë të ndjerë për të birin duke i bashkëngjitur disa foto të ndryshme në formën e një albumi ku pasqyrohet çdo vit i jetës së djalit të saj.

Dita më e bukur e jetës sime ka qënë kur linde ti o Jon! Dhe cdo ditë pas saj akoma më e bukur me ty; Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston; Gëzuar ditëlindjen travel buddy, can’t wait to show you the world Mama”, ka shkruar moderatorja përkrah fotove.

Kujtojmë që Arbana ka dhe një djalë tjetër, por gjatë hyrjes së natës finale të emisionit më  të ndjekur “Big Brother Vip”, moderatorja më e dashur e publikut bëri me dije se është në pritje të ëmbël dhe pret të bëhet nënë për herë të tretë pa dhënë detaje për gjininë e bebit.

Pas përfundimit të ‘reality show’-t, Arbana dhe Edi u nisën me pushime, për disa ditë relaksi jashtë Shqipërisë. Pasi vizituan Parisin së bashku me stafin e “Top Channel”, dyshja udhëtoi drejt Maldiveve.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videon e shumta nga pushimet që na e kanë bërë zili të gjithëve, teksa Arbana na tregon vazhdimisht si e kalon ditën e saj atje me tre djemtë: Eduartin, Jonin dhe Diellin.