MENU
klinika

Përplasja me Gardën

Korreshi: Lëvizja do përshkallëzohet, jo nga dritarja por edhe t’i vihet edhe flaka

07.11.2023 - 11:52

Nisur nga tensionet e ditëve të fundit të ndodhura në Kuvend, si në sallën e seancave plenare, ashtu edhe në ato në Kryesinë e Kuvendit, mazhoranca ka vendosur që t’i zhvillojë të gjitha mbledhjet e Komisioneve përmes platformave online.

Edhe pse një vendimmarrje e tillë u zbatua në kohën e pandemisë së Covid-19, mësohet se zhvillimi i mbledhjeve të Komisioneve online është një vendim i marrë nga Konferenca e Kryetarëve, më 1 nëntor.

Për këtë deputeti demokrat Saimir Koreshi, i cili theksoi se lëvizja e opozitës do të përshkallëzohet më tej.

“Nuk është se i kemi parashikuar llojet e përshkallëzimeve, por të jeni të sigurtë që do të ketë të tilla dhe do të vendoset vija e kthimit në shina. Ndaj padyshim që do të ketë përshkallëzim, por nuk është se e kemi të saktësuar akoma.

Ne shkojmë dita-ditës mbas kërkesave tona dhe nëse mazhoranca reflekton, natyrisht që ne i rikthehemi menjëherë normalitetit, pasi nuk është se ne kemi dëshirë të merremi me këto, dhe të vijmë në Kuvend të bëjmë boksierin, por vijmë në punë çdo ditë për të respektuar ligjin dhe ata votues që na kanë sjellë në Kuvend neve si opozitë.Mendoj se duhet të ketë një reflektim për rikthim të normalitetit, nëse nuk ndodh kjo, atëherë situata do të shkojë në përshkallëzim të mëtejshëm nga java në javë dhe nga seanca në seancë, pavarësisht kartonëve të kuq.

Greva e urisë është një opsion, dhe nuk është e përjashtuar dhe mundësia e protestave. Për momentin jemi në fazën që këtë situatë e kemi marrë përsipër ne vetë si deputetë dhe të mos përfshijmë qytetarët dhe strukturat në këtë lëvizje , edhe pse ka pasur një dëshirë të madhe që ata të përfshihen.Situata dje në zyrat e Kryesisë së Kuvendit ishte absurde, ndërsa sot janë liruar fare zyrat. Këta arrijnë dhe të kapërcejnë edhe Gjykatën Kushtetuese dhe të dalë mbi të. E tillë është edhe mos ngritja e komisioneve hetimore.

Koncesioni i skanimit mori mbi 100 mln euro, por zbuloi vetëm 136 mijë euro shkelje
Me plotësimin e kushteve tona, nuk ka më vend për aludime se pse bëhet kjo lëvizje dhe do të shikoni që kjo lëvizje nuk ka asnjë lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj Berisha.”, u shpreh Koreshi për Ora News.