MENU
klinika

Pioli u beson rikuperimeve për të shpëtuar stolin

Milan-PSG u ndez që në mesnatë, plagoset me thikë tifozi francez

07.11.2023 - 16:15

Dueli mes Milanit dhe PSG-së i vlefshëm për raundin e 4-të në fazën e grupeve të Champions, pritet të jetë tepër i zjarrtë sonte në mbrëmje. Ndërkohë që në mesnatë ka plasur dhuna mes dy tifozerive.

Rreth 50 ultras kuqezi sulmuan me flakadantë dhe tymuese tifozët e PSG-së në zonën e Naviglit. Më pas menjëherë mbërriti policia duke bërë që të shpërndahej turma. Sipas njoftimit të policisë një tifoz francez ka mbetur i plagosur rëndë nga 2 goditje me thikë në këmbë dhe është transportuar në spital.

Përplasje kanë ndodhur edhe mes ultrasve të PSG-së dhe policisë të cilët kanë ndërhyrë. Një oficer u godit me thikë në këmbë dhe sulmuesi u arrestua. Një tjetër oficer është goditur më një objekt duke pësuar një plagë në buzë.

Sa i përket ndeshjes, te Milani, kthimi me PSG-në është ndeshja klasike “brenda ose jashtë”. Pas disfatës në Paris, kuqezinjtë do të zbresin sonte “all-in” në “San Siro”, për të vazhduar të qëndrojnë në Champions League.

Një sprovë e madhe për të demonstruar se kanë cilësitë dhe personalitetin e duhura konkurruese me skuadrat e tjera të mëdha. Një tjetër humbje ndaj parizienëve, për më tepër, do të rrezikonte seriozisht dëshirën për t’i dhënë lamtumirën Ligës së Kampionëve dhe vërtetuar krizën e javëve të fundit, duke vënë më tej në rrezik pozicionin e Piolit.

Kundër PSG-së, trajneri kuqezi nuk ka vetëm një shans të rëndësishëm për të vazhduar rrugëtimin e tij në Champions League, por luan edhe një pjesë të së ardhmes personale në Milanello. Në fakt, me një tjetër paraqitje negative ndaj parizienëve, menaxhmenti dhe pronarët e klubit mund ta ndryshojnë kursin, duke filluar nga stoli.

Një situatë që e vendos trajnerin kuqezi me shpinën pas murit, përballë një kundërshtari që tashmë ka treguar se mund t’i bëjë shumë dëme skuadrës së tij. Megjithatë, ka lajme pozitive nga “infermieria” e Milanello.

Për ndeshjen e madhe ndaj PSG-së, Pioli do të mund të llogarisë edhe Theo Hernandez, Pulisic, Loftus-Cheek dhe Chukëueze. Rikuperime të rëndësishme që do të mund të japin më shumë forcë dhe cilësi në fushë, si dhe alternativa të vlefshme tekniko-taktike gjatë ndeshjes në zhvillim.

Formacioni për ndeshjen që do të përcaktojë fatin e Milanit në Champions League duhet të jetë më i miri. Skema 4-3-3 nuk lëviz, por ndryshimet më të rëndësishme mund të mbërrijnë në mesfushë, me Musah që zëvendëson Krunic dhe Loftus-Cheek e Reijnders që kompletojnë repartin.

Përpara Maignan, në mbrojtje, pritet të rreshtohen Calabria, Thiaë, Tomori dhe Hernandez. Në sulm, megjithatë, ka vend për treshen Pulisic-Giroud-Leao. Kuqezinjtë ushqejnë se shpresën se këtë herë portugezi të jetë në gjendje për t’iu përgjigjur me klas Mbappe. I pandalshëm, fenomeni i PSG-së bëri diferencën në ndeshjen e parë.