MENU
klinika

Si paraqitet situata

Moti i keq ‘bën namin’ në gjithë Shqipërinë

05.11.2023 - 12:04

Reshjet e shumta dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme thuajse në të gjithë vendin.

Raportohet se në rrugën e re të Dibrës, niveli i ujit u shfaq i lartë ndërsa nuk kanë munguar rrëshqitjet e dherave.

Në Kolonjë po ashtu ka vërshim të ujit në rrugët e qytetit. Dalja nga shtrati i përrenjve ka shkaktuar edhe përmbytje të tokave. Në qarkun e Korçës problem mbetet furnizimi me energji elektrike ku problemet më të mëdha kanë qenë në fshatrat e Ersekës dhe të Pogradecit si dhe në 13 fshatra të Maliqit.

Në qarkun Fier gjatë natës ka patur reshje të dendura shiu. Rënie të drurëve janë shënuar në Parkun Divjake – Karavasta, duke shkaktuar edhe bllokim të rrugëve. Lumi Seman, Shkumbini dhe Vjosa kanë rritje të sasisë së prurjeve por aktualisht janë brenda shtratit.

Qarku Kukës vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe shoqëruar me erë. Për shkak të stuhisë, ka patur rënie inertesh, rrëshqitje dherash dhe bllokime të tumbinave në disa segmente rruge. Bëhet e ditur se rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm.

Në Elbasan nuk ka përmbytje në rrugë por në disa akse ka rënie të dherave dhe gurësh. Fenomeni u regjistrua në Elbasan-Qafë Thanë, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Sterbleve por edhe në rrugët e disa fshatrave.

Pas Tiranës, Durrësi ka qenë më i prekuri nga niveli i lartë i shirave. Gjithsesi qetësimi gjatë natës ka sjellë kapërcimin e rrezikut të daljes së lumenjve nga shtrati, ndërsa puna ka vijuar në pastrimin e rrugëve.

Të tre segmentet e bllokuara nga shembjet e dheut në rrugën e Thethit në Shkodër u zhbllokuan këtë mëngjes. Edhe në Lezhe nuk regjistrohet emergjencë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akse të bllokuara dhe probleme me energjinë

Stuhia ‘Ciaran’/ Si paraqitet situata nga jugu në veri


Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan