MENU
klinika

Humbet penallti por dhuron asistin e fitores te Goteborg

Muçolli “rrëmben skenën” në Suedi

12.11.2023 - 19:28

Goteborg fitoi 1-2 ndaj Varberg (Kampionat suedez), në sfidën e luajtur në Paskbergsvallen (Varberg). Arbnor Muçolli, lojtari i thirrur nga Shqipëria dhe që aktivizohet te Goteborg “rrëmbeu skenën” në fundin e ndeshjes.

Sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 89-të, duke humbur kështu një shans të artë për ekipin e tij. Gjithsesi, 24-vjeçari rregulloi gabimin me një asist për Carlen në të 95-tën.

Ky është sezoni i tij i parë në Suedi në Allsvenskan. Më parë, Muçolli mbahet mend për përvojën te Velje në Danimarkë. Goterborg renditet në vendin e 13-të pas 30 ndeshjesh.