MENU
klinika

“Javë e mrekullueshme”

Myrto Uzuni: Euro2024 dhe Pichichi, sa bukur!

24.11.2023 - 15:44

Sapo u kthye në Spanjë nga angazhimi me Kombëtaren shqiptare ku arriti edhe një sukses fantastik drejt kualifikimit në Europian, Myrto Uzunin e ka pritur një çmim i dhuruar nga prestigjozja spanjolle “Marca”. Sulmuesi kuqezi merr këtë çmim si golashënuesi më i mirë i La Liga 2 sezonin që kaloi.

Çmimi “Pichichi” i është dhënë Uzunit në distancë, në qytetin e Granadës, pasi ceremonia zhvillohej në Barcelonë, aty ku iu dorëzua i njëjti çmim, por për La Ligën, Robert Levandovskit. Çmimi sulmuesit shqiptar iu dorëzua nga Emilio Kontreras, zëvendës drejtori i “Marca”-s. Pas marrjes së këtij vlerësimi, Uzuni u shpreh:

“I falënderoj të gjithë për çmimin duke filluar me tifozët, bordin, stafin stërvitor dhe të gjithë ekipin. Ka qenë një javë e mrekullueshme për mua, kualifikimi me Shqipërinë në “Euro 2024” dhe tani ky çmim. Përveç kësaj, kemi një finale ndaj Alavesh.

Është një ditë shumë e bukur për mua. Unë gjithmonë dua të përmirësohem në çdo sfidë. E rëndësishme është të ndihmoj ekipin tim të jetë aty ku duhet”, u shpreh Uzuni pas marrjes së çmimit.