MENU
klinika

Fitore e madhe e Empolit

Napoli zhgënjen sërish, Berisha i bën “bllok” kampionëve të Italisë

12.11.2023 - 19:23

Pas zhëgnjimit në Champions League, Napoli vazhdon me rezultate negative. Së fundmi, ekipi i Garcias u mund 0-1 në shtëpi nga Empoli. Kampionët e Italisë nuk u treguan konkret para porte, me portierin Berisha që ishte i pakalueshëm në këtë takim.

Atëherë kur mendohej se skuadrat do të pajtoheshin me nga një pikë, ukrainasi Kovalenko ndëshkoi Gollinin, për t’i dhënë triumfin e madh skuadrës së Empolit.

Edhe Ismajli ishte titullar në këtë 90 minutësh, duke kontribuar në këtë sukses të ekipit të Andreazzolit.