MENU
klinika

“Rama nuk do ndryshim të Kodit Zgjedhor”

Nazarko: SPAK? Po përpiqet të veshë aureolën e monarkut

13.11.2023 - 23:15

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, komentoi qëndrimet e kryeministrit Edi Rama sa i përket punës të drejtësisë. Nazarko theksoi se po asistohet një lloj qasjeje monarkike, sipas të cilit, e bën figurën e kryeministrit të paprekshëm nga zhvillimet në drejtësi.

“Në pikëpamje tani të analizës së figurës së kryeministrit se si raportohet në zhvillimet në sistemin e drejtësisë, jemi duke asistuar në një lloj qasjeje monarkike, sipas të cilit, ai është i paprekshëm, por dhe çdo lloj zhvillimi tjetër që ndodh poshtë tij, është i justifikueshëm për sa kohë nuk prek atë. Kjo është një situatë ku kemi një lloj monarkie kushtetutuese por pa monark. Figura e Ramës që ka më shumë se 10 vjet si kryeministër është një figurë që konsolidohet sipas këtij vizioni. Pra përpiqet që të mbrohet por ndërkohë edhe ta shfrytëzojë si fuqi të gjithë këto zhvillime që po ndodhin në jetën parlamentare apo në sistemin e drejtësisë. Sepse çfarë po ndodh me zhvillimet brenda PD, tre palë të kënaqura, konfliktet e brendshme që kanë në bazë statutin pra jo ligjin, krijojnë një lloj pati ku të gjithë kënaqen me atë që fatin e tyre, të martesës apo divorci i tyre do ta trajtojë gjykata apo në vazhdim, të gjithë janë të kënaqur me status quo-në dhe Rama po ashtu është i kënaqur me status quo-në në marrëdhëniet me PD sepse nuk ka konflikt...”, tha Nazarko.

Sipas tij, kreu i qeverisë nuk do që të ndryshohet Kodi Zgjedhor.

“Ai do, në pikëpamjen e Kodit Zgjedhor, do status quo. Domethënë që të mos ndryshojë kodi. Në pikëpamje të zhvillimeve të karakterit ekzekutiv, ai ka shumicën për të marrë gjithë vendimet që do. Pra jemi në një situatë sepse nuk do ta ndryshojë. Do që të kalojnë të gjithë afatet që të ruajë të njëjtin Kod Zgjedhor. Mund të veprohet në momentin e fundit, ku të afrohet 6 mujori që skadojnë ndryshimet. Ai ka plotësisht të drejtë që të thotë se gjithçka që po ndodh është në suazat e normales. Konflikti i brendshëm në PD është një konflikt qëe ka ndodhur brenda lëvizjes Pesë yje në Itali, janë grindur për logon, për programin, për database-n e anëtarësisë dhe Italia ka pasur një problem të ngjashëm. Dhe ai thotë se ky është një zhvillim që ndodh në suazat e normales të jetës demokratike. Nuk kemi patur precedentë të ndarjes të partisë në këtë situatë që është, pra ai e paraqet ndërkombëtarisht si një zhvillim normal. Në planin e brendshëm është i lumtur se nuk ka një opozitë të fortë.“, u shpreh Nazarko.

Sa i përket punës së SPAK, që deri më tani ka goditur edhe disa zyrtarë të maxhorancës, Nazarko shtoi:

“Mendoj se cdo zhvillimi që ndodh në pikëpamje të luftës për të pastruar maxhorancën është një zhvillim i shëndetshëm nga këndvështrimi i interesit publik. Nga këndvështrimi i interesit të kryeministrit, mendoj se fati i tij është i përcaktuar jo thjesht nga zhvillimet e brendshme por edhe nga ato ndërkombëtare. Mendoj që ai ka, nuk paragjykoj sesa i përfshirë është ai individualisht në ato çështje që po gjykohen, por mendoj që është gjithsesi e ka një lloj imuniteti që është me natyrë ndërkombëtare që kryeministri nuk preket nga çfarëdo zhvillimi ka SPAK, për shkak të rëndësisë që ka Shqipëria, rëndësisë që ka ai ndërkombëtarisht për zhvillimet që po ndodhin. Kështu që në një kontekst të tillë po përpiqet të veshë aureolën e monarkut, të tregojë distancën nga të gjithë ata që po prekin hetimet dhe ne duhet ta paragjykojmë nga këndvështrimi i interesit publik.”, tha Nazarko./abcnews.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Po bën përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë”

Nazarko: Berisha e kupton që prapa SPAK nuk është Rama, por SHBA

Analizon reagimin e Greqisë për çështjen e Fredi Belerit

“Deti”, Nazarko: Dy palët kanë arritur nivel të kënaqshëm marrëdhëniesh

"Rama po përpiqet të distancohet nga të korruptuarit"

Arrestimet e SPAK/ Nazarko: Po i jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë