MENU
klinika

Zbulohet arsyeja e krisjes

Real Madrid “tradhton” Mbappe, hidhet në sulm për Haaland

11.11.2023 - 14:53

Ftohja e Real Madrid me Mbappe me sa duket ka një arsye të fortë, krejt ndryshe nga se është përfolur këtë periudhë. Shkaku i këtij “divorci” duket se është një tjetër yll i futbollit botëror, Erling Haaland.

Sipas AS, norvegjezi është kthyer në prioritetin kryesor, shihet si lojtari ideal për të kompletuar repartin ofensivë. Këto zëra janë përforcuar pasi në kontratën që Haaland ka firmosur me Man.City është zbuluar një klauzolë që e lejon atë të largohet nga Premier League në fund të këtij sezoni.

Çdo skuadër që kërkon shërbimet e Haaland mund të paguajë 200 milionë euro për t’ia rrëmbyer “qytetarëve”. Haaland është një mik i ngushtë me Jude Bellingham, një tjetër arsye e fortë që mund të ketë ndikim në këtë transferim.