MENU
klinika

"Stafi i spitalit tregoi përkujdesje të veçantë"

Zjarri në azil/ Të moshuarit: Presim të kthehemi në strehën tonë

30.11.2023 - 13:01

Banorët e shtëpisë së të moshuarve në Fier janë akomoduar pranë spitalit rajonal, pas zjarrit që përfshiu godinën ku ata jetojnë. 50 të moshuar raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa rrëfejnë edhe përjetimet mbi zjarrin që përfshiu banesën e tyre të përbashkët.

Sipas shefit të pranim-urgjences , Blendi Dhespollari fillimisht në këtë qendër janë sjellë 16 banorë të shtëpisë së të moshyarve, të cilët fatmirësisht nuk kanë shfaqur shenja lëndimi apo përkeqësimi të gjendjes shëndetësore.

Vetëm dy prej tyre jane futur ne terapi si rrjedhoje e diagnozave kronike nga te cilat vuanin, astma bronkiale dhe krize hipertensive. Aktualisht jane te stabilizuara dhe te 50 banoret jane ne gjendje shume mire shendetesore duke pritur rikthimin ne godinen e tyre.