MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndihmon joga për të liruar dhimbjen e mesit?

21.12.2023 - 10:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ndihmon joga për të liruar dhimbjen e mesit?

Mjeku: Dhimbja e mesit është e zakonshme tek shumë njerëz. Teksa shkaqet mund të jenë të shumta që nga një qëndrim i gabuar ulur gjatë gjithë ditës, dhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në dhimbjet e mesit dhe mosrehatia. Në disa raste disa ushtrime të thjeshta joga ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes.

“Joga është shumë e mirë për fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë, duke korrigjuar posturën dhe frymëmarrjen, të gjitha janë të nevojshme për një shpinë të shëndetshme”, thotë Sasha Cyrelson, drejtoresha klinike e një Terapie Fizike Profesionale në Nju Xhersi. Ajo shton se joga është mjaft e mirë të bëhet përditë.

Disa këshilla të Sashës: “Kurr mos u shtriqni në pozicionin e dhimbjes. Dhimbja është ajo që na tregon trupi për diçka që nuk shkon”.

Ndërsa instruktorja e jogës, Shanna Tyler sugjeron disa nga pozicionet e jogës që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së mesit. Ja pozicionet e duhura:

Pozicioni i fëmijës: Ky pozicion mban tensionin e mesit duke zgjatur dhe përafruar shtyllë kurrizore, e cila dekompreson dhe ju jep një shtriqje të mirë. Mbajeni këtë pozicion nga 1 në 3 minuta.

Mace/Lopë: Ajo të jep mundësinë e një përkulje të mirë të shpinës, dhe nxit lëvizshmërinë. Gjithashtu të ndihmon të lehtësosh tensionin në fundshpinë. Këtë pozicion mund ta mbani nga 1 në 3 minuta.

Me fytyrë poshtë: “Ndonjëherë dhimbja e mesit vjen edhe se pjesa e pasme e këmbëve tona janë shumë të tendosura”, shpjegon Tyler. Me fytyrë poshtë është një mënyrë e mirë për të shtriqur leqet e këmbëve dhe kyçet. Mbajeni këtë pozicion për 1 deri në 3 minuta.

Përkulja e përhershme: Edhe ky pozicion shtriq shpinën dhe këmbët dhe gjatësinë e shtyllës kurrizore, të cilat të dyja lehtësojnë dhimbjet e mesit. Mbajini gjunjët pak të përthyera sugjeron Tyler. Mbajeni këtë pozicion për 1 deri në 3 minuta.

Pozicioni i Sfinksit: Pozicioni i Sfinksit krijon një kurbë të bukur natyrore të fundshpinës, ajo angazhon gjithashtu dhe pak krahët tuaj, e cila është e dobishme për mbështetjen e shpinës. Edhe ky pozicion duhet mbajtur për një deri në tre minuta.

Gjunjtë tek gjoksi dhe rrotullohu: Tyler thotë se i pëlqen ky pozicion i rrotullimit të ngadaltë pasi të jep një masazh natyral të trupit. Bëjeni këtë pozicion për 1 deri në 3 minuta.

Pozicioni i pëllumbit: Kjo lëvizje, e njohur dhe si “figura katër” shtriq ijet, të pasmet dhe kofshët thotë Tyler. Mbajeni këtë pozicion nga 1 deri në 3 minuta për çdo këmbë.

Shtrembërimi shtrirë: Tyler thotë se ky është një pozicion i mirë për mesin, pasi të jep mjaft lehtësime nëse jeni të tendosur. Por për disa njerëz kjo mund të irritojë fundshpinën. Nëse ju dhemb, mos e bëni këtë pozicion. Gjithashtu, Tyler këshillon të vendosni një peshqir poshtë gjunjëve por t’ju ndihmuar të lehtësoni dhimbjet nëse jeni super të lodhur. Mbajeni këtë pozicion 1 deri në 3 minuta për çdo anë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si të lëhtësoni dhimbjet?

A dhembin miomat e mitrës?

Si ndikojnë këta faktorë?

2 mënyra për të mbrojtur zemrën

Bëjeni zakon përtu ushtruar çdo ditë

6 ushtrime relaksuese të thjeshta që çlirojnë stresin