MENU
klinika

Sylvinho ‘prek’ trofeun

FSHF poston foton e trajnerit të kombëtares në Hamburg

02.12.2023 - 19:20

“Legjionarët” tanë, nën udhëheqjen e teknikut Sylvinho dhe me një lojë spektakolare në fushën e blertë arritën të dominonin një grup, në të cilën bënin pjesë Çekia e Polonia, duket siguruar kështu, për të parën e herë në histori si vend i parë, të marrin pjesë për herë të dytë, në një kompeticion madhor të futbollit, siç është Kampionati Evropian i futbollit.

Sylvinho është fotografuar këtë të shtunë duke mbajtur në duar trofeun e Evropianit të vitit të ardhshëm. Këtë foto të brazilianit e postoi në profilin e saj zyrtar, në “Instagram”, Federata Shqiptare e Futbollit, bashkë me diçiturën “nga Hamburgu me shumë dashuri”.

Besohet se Sylvinho e ka prekur trofeun e Evropianit me bindjen se kjo mund t’i sjellë fat në shortin e fazës finale, ku të gjithë shpresojmë, që “legjionarët” tanë të kenë kundërshtarë sa më të lehtë, për të “ëndërruar” surprizën e madhe në fazën finale të kompeticionit.