MENU
klinika

Reagon edhe Erdogan

Grusht arbitrit, arrestohet presidenti i klubit turk!

12.12.2023 - 16:24

Futbolli turk është në kaos. Federata e futbollit atje ka vendosur të ndërpresë për një afat të pacaktuar të gjithë ndeshjet e çdo kategoria pas sulmit brutal që pësoi arbitri Umut Meler në ndeshjen Ankaraguçu-Rizespor.

37-vjeçari ra pre e dhunës nga presidenti i klubit të Ankaraguçu, Faruk Koça, mënjeherë sapo arbitri i FIFA-s vërshëlleu fundin e ndeshjes. Presidenti pas konsultimit me trajnerin e tij Emre, vrapo në mesin e fushës dhe goditi me grushtë në fytyrë arbitrin. Ky i fundit ra në tokë dhe më pas dy persona të tjerë, të cilët mendohet se janë të klubit, e goditën atë me shqelma në fytyrë.

Për pasojë arbitri Umut Meler përfundoi në spital, ndërsa ministri i brendshëm i Turqisë njoftoi se si presidenti i klubit ashtu edhe dy persona të tjerë janë arrestuar për ngjarjen e rëndë që nuk ka lidhje me futbollin. E gjitha nisi pas një kartoni të kuq për futbollistin e Ankaragoçu Ali Soue, i cili më herët ka qenë pjesë e Skënderbeut. Më pas situata situata eskaloi kur në momentet e fundit të lojës Rizespor barazoi shifrat në 1-1.

Për ngjarjen e rëndë reagoi fillimisht kapiteni i Turqisë dhe futbollisti i Interit Hakan Çalhanoglu, i cili në rrjetet sociale shkruajti ‘se është i tronditu nga ngjarje’ dhe se ‘ky episod nuk godet vetëm vlerat e sportit por edhe ato njerëzore’. Menjëherë klubi i Ankaragoçus kërkoi falje për incidentit’, që e cilësoi të trishtuar, ndërsa jashtë kësaj ngjarje nuk qëndroi as presidenti i Turqisë Erdogan.

Ky i fundit tha se ‘ne kurrë nuk do lejojmë që dhuna të futet në sportin e Turqisë’, ndërsa partia e tij nisi procedurat për largimin e presidentit të Ankaragoçu, Faruk Koça, i cili më herët është zgjedhur dy herë deputet.