MENU
klinika

“Unë nuk jam llogaritar, por kryeministër..."

Hetimet për Inceneratorin e Tiranës, reagon Rama

14.12.2023 - 14:51

Kryeministri Edi Rama në konferencë me gazetarët u pyet për hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës. Ai theksoi se është një çështje që i përket drejtësisë.

“Unë nuk jam llogaritar, por kryeministër i Shqipërisë, SPAK është organi i akuzës, gjykata është organi që vendos mes akuzës dhe vendimit ka një proces të tërë ku nuk përfshihet qeveria por komponetët që e përbëjnë procesin. Lojërat me shifra jam i prirur t’i shoh me skepticizëm. Kjo pyetje nuk është për mua. Është një proces që do të bëjë rrugën e vet dhe në fund ka një gjykatë që vendos. Kalkulatrice historike që janë për të qeshur dhe për të parë”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

“Në 14 muaj pati një perfomancë që la mbresa shumë pozitive në Bruksel. Si Shqipëria arriti të bëjë bashkë 1 mijë vetë. Për 36 sektorë, për 777 prezantime dhe përgjigja është sepse ne nuk humbëm kohën e punës, pavarësisht vonesës politike dhe u përgatitëm që në momentin që arsyet politike për shtyrjen e hapjes së negociatave të mos ekzistonin më ne të ishim në top formë dhe ne ishim në top formë. E njëjta gjë edhe tani sepse kapitujt nuk janë sekret mund ti marrë t’i trajtojë edhe një vend që nuk është në këtë proces. Unë për këtë do të bisedoj me kryeministrin e Kosovës për t’i propozuar që ata ta bëjnë këtë proces pavarësisht se nuk janë akoma vend kandidat. Sa për kryerjen e detyrave ne e kemi në dorë vetë, dhe në rast se politikisht pengohet hapja formale e fazës tjetër të negociatave, ne do të bëjmë punën dhe kur pengesa të hiqet ne do të kemi bërë një pjesë të konsiderueshme të punës. Dhe do të jemi në super formë kur ekipi ynë të përballet me përfaqësues të Brukselit. Rëndësi ka impakti që ka ky proces. Ne po përgatisim një shtet anëtar në Shqipëri, për shqiptarët dhe për këtë nuk na pengon askush që ta bëjmë.”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Pas Lefter Kokës, Rama po bën gati kurbanin e radhës”

Basha: U vodhën 430 mln euro nga afera e inceneratorëve