MENU
klinika

Ja si realizohet

AI hyn edhe në modë, krijohet copa që ndryshon ngjyrë

07.12.2023 - 07:45

Mendoni një botë ku mjafton një gjest i thjeshtë me duar dhe mund të ndryshoni ngjyrën e veshjeve në çfarëdo që ju pëlqen.

Kjo është premisa e tekstileve inteligjente, një copë që ndryshon ngjyrë e krijuar nga një ekip kërkimor në Hong Kong përdor edhe një kamera shumë të vogël të kombinuar me inteligjencën artificale.

Risia teknologjike e pati debutimin në Javën e Modës në Milano në muajin Shkurt ku modelet kaluan në pasarelën e errët ndërsa veshjet e tyre shndrinin nga e kaltër në portokalli, të gjelbër dhe lejla.

Kamera e integruar përdor algoritmet e inteligjencës artificiale për të gjeneruar ngjyra të ndryshme. copa inteligjente kontrollohet përmes gjesteve të duarve dhe trupit, pajisjeve celulare apo edhe në largësi (remote).

Për shembull, shenja ‘OK’ shfaq ngjyrën e gjelbër ndërsa një zemër rozën. Opsioni më i ri i lejon personat që e veshin të zgjedhin ngjyra nga fotot në celular dhe të projektohen në copë.

Përveçse në modë, kjo teknologji mund të përdoret për rehabilitimin e njerëzve që vuajnë nga demenca ose kanë vështirësi me të mësuarit. Një tjetër ndikim pozitiv mund të jetë reduktimi i ndotjeve sepse veshjet me këtë material mund të modifikohen dhe të ulet konsumimi i artikujve “fast-fashion”.

AidLab shpreson që një ditë teknologjia të komercializohet. Aktualisht përdoret në instalacionet e qendrave tregtare apo lokacioneve të tjera në Hong Kong.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga përkthyesit tek analistët financiarë

10 punët që mund të zhduken nga inteligjenca artificiale

Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”