MENU
klinika

Ja si do t'ju shpërblejë

Keni Netflix? Mund të merrni një dhuratë të trefishtë

04.12.2023 - 07:15

Video-lojërat GTA Trilogy janë gati për të debutuar në platformat celulare dhe do të publikohen në një platformë të pazakontë – Netflix.

Divizioni i video-lojërave të Netflix ka bashkëpunuar me botuesin “Rockstar Games” për të lëshuar video-lojëra GTA Trilogy.

Kështu, GTA Trilogy do të jetë në dispozicion për abonentët e Netflix përmes Google Play, iOS dhe aplikacionit zyrtar Netflix, dhe atë falas.

Trilogjia do të jetë e disponueshme në platformat e lartpërmendura nga 14 dhjetori i këtij viti.

GTA Trilogy përfshin versionet përfundimtare të video-lojërave të rindërtuara të GTA 3, Vice City dhe San Andreas.

Ky është një nga titujt e profilit të lartë që Netflix ka arritur të sigurojë për platformën e video-lojërave dhe abonentët e tij.

GTA Trilogy kështu bashkohet me video-lojëra të tjera që janë më të njohura dhe në ofertën e Netflix: Spiritfarer, Kentucky Route Zero, Oxenfree, Immortality, Samurai Shodown dhe të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti i kriminologjisë i bën thirrje policisë së shtetit

“Kriminelët komunikojnë në Netflix, ka edhe nga Tirana”

10.000 veta kanë firmosur peticionin

‘Shtoni Kosovën si shtet në Netflix’