MENU
klinika

Sapo rrëmbeu një super rol!

Kim Kardashian po futet seriozisht në kinema

05.12.2023 - 14:28

Aktorë profesionistë, hapni krahun se Kim Kardashian po pushton kinemanë! Pas rolit të saj në “American Horror Story: Delicate”, Kim iu besua një tjetër rol: ai i një avokateje seksi, plot vetëbesim.

Seriali i ri quhet “Sexy Lawyer” dhe regjisor është Ryan Murphy, regjisori i sagës “American Horror Story”. Murphy është një prej regjisorëve më të njohur në botën e kinemasë. Ai është gjithashtu regjisori i “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”, “Ratched”, “Scream Queens”, “The Watcher”, “Glee” etj.

Kim Kardashian po futet seriozisht në kinema dhe sapo rrëmbeu një
KIM KARDASHIAN NË “AMERICAN HORROR STORY: DELICATE”
Thuhet se seriali është frymëzuar nga avokatja e famshme Laura Wasser, mjaft e kërkuar në Hollywood. Ajo ka qenë edhe avokatja e Kim, kur ajo u divorcua nga Kanye.

Thuhet se seriali do të nisë xhirimet në 2024-ën dhe do të publikohet një vit më vonë. Filmi i përshtatet Kim, e cila përpos se është seksi, duuuuh, është edhe një avokate e aftë.

Kim gjithashtu do të jetë edhe në filmin “The Fifth Wheel”.