MENU
klinika

Një javë para zgjedhjeve

Mediat franceze ‘masakrojnë’ Vuçiçin

12.12.2023 - 13:27

“Ai nuk është kandidat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi të 17 dhjetorit, por fytyra e tij është kudo. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ktheu fushatën zgjedhore në referendum Pro apo Kundër tij, duke siguruar se nuk pranon aspak bashkëjetesë nëse fiton opozita”, shkruan agjencia “France Press” në një nga artikujt e saj të fundit. “Shfaqjet e Vuçiçit dominojnë debatet publike dhe krijojnë përshtypjen se është një fushatë presidenciale, jo një fushatë për zgjedhje parlamentare”, raporton “France Press” vlerësimet e organizatës CRTA, e cila shton se Vuçiç zë pothuajse gjysmën e kohës së informacionit politik në mediat kryesore.” Presidenti i Serbisë paraqitet si një lider i palodhur që shpenzon pa rezerva për të tërhequr investime dhe për të krijuar vende pune”, shtohet më tej.

Në profilin e tij në Instagram me dhjetëra mijëra ndjekës, shton AFP, Vuçiç publikon daljet e tij në televizion, dokumenton çdo takim të tij me krerët e tjerë shtetesh ose qeverish. Me kalimin e kohës, Vuçiç u bë ekspert në lundrimin midis Bashkimit Evropian, ku vendi i tij është kandidat për anëtarësim, dhe Rusisë, prej nga vjen pothuajse i gjithë gazi i përdorur në Serbi, Kinës, investimet e së cilës llogariten në miliarda, dhe Emirateve, të cilat financojnë një pjesë të projekteve të mëdha urbane në Beograd, sipas France Press. “Si lider i Serbisë, ai gjithmonë thotë se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ai qëndron për neutralitetin ushtarak të vendit të tij, i cili, siç thotë ai, dëshiron të ketë marrëdhënie normale, profesionale dhe të drejta me NATO”, shkruan AFP, duke shtuar se ata që e kritikojnë shpallen tradhtarë të financuar nga jashtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DW: Një sfidë e re për Beogradin!

“Serbia po i mbyll vetes derën e BE”