MENU
klinika

“Revolucion” bardheblu

Tirana e nis në dalje, janari si “kantier ndërtimi”

12.12.2023 - 16:34

Ishte projektuar si një sezon ku Tirana do të kërkonte hakmarrjen për atë titull të humbur në “frymën e fundit” një vit më parë, por gjërat nuk po shkojnë si duhet në shtëpinë e bardhebluve. Largimi i trajnerit Shehi dhe Tefik Osmanit trazoi jo pak ambientin, nuk pati asnjë efekt as ndryshimi në stol pasi Tirana vijon të jetë jashtë forme.

Shifrat e tyre deri në këtë pikë të sezonit janë negative, duke detyruar drejtuesit të ndërhyjnë fuqishëm në merkaton e janarit. Nga kryeqyteti priten të largohen disa lojtarë që janë në fund të kontratës, për të mos i humbur falas, lojtar si Florent Hasani apo Përgjoni.

Me valixhe në duar duket edhe Ardit Hila, mes tij dhe drejtuesve ka një krisje totale. Në dalje duket edhe Jonuzi pasi nuk po gjen hapësira. Në lidhje me merkaton në hyrje, Tirana pritet të bëjë “pazar” në Ballkan, duke i besuar një tregu të njohur.

Stafi drejtues ka nisur prej kohësh kontaktet me futbollistë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, por merkato në hyrje është e kushtëzuar nga lojtarët që do të largohen.